Në Britani po rrezikojnë të marrin gjobë të rëndë dhe heqjen e sigurimit të makinës për të gjithë ata që udhëtojnë me kafshë në makinë.

Krijesat e të gjitha formave dhe madhësive  mund të shkaktojnë aksidente. Pothuajse dy të tretat e shoferëve në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë në dijeni se drejtimi i automjetit me një kafshë të papërmbajtshme mund të sjellë një gjobë deri në 5 mijë dollarë.

Sipas studimit nga Confused.com, një në 10 shoferë është aksidentuar gjatë udhëtimit në makinë me një kafshë.

Një shofer njoftoi se qeni i tyre doli nga dritarja ndërkohë që po prisnin të hapej semafori dhe një tjetër u gjobit se e la kafshën në vend të parë.

Nuk janë vetëm qentë të rrezikshëm, pasi kryesojnë në listë së bashku me macet.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: