Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” në News24 me Klevin Mukën ishte i ftuar mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, cili foli për mikrobiomën vaginale dhe problemet që vijnë nga disbalanca e kësaj mikrobiome.
Ai bëri thirrje për kujdesin me kontraceptivët për disbalancën hormonale dhe antibiotikët.
“Njeriu është një holobiomë, që një gjysmë miliardë vjet më parë, ka një komunikim njeri-mikrob. Mikrobiomë është tërësi mikroorganizmash ku futen mikrobet, viruset, kërpudhat etj. Kam 4 vjet që dora ime nuk ka shkruar asnjë recetë me antibiotikë, edhe nëse vagina del e sëmure me Escherichia coli duhet të trajtohet me probiotikë ndryshe rriten mikrobet e këqij. Antibiotikët duhet të përdoren vetëm kur je në rrezik vdekje, janë kundër jetës.
Nuk mund të përdorësh antibiotikë dhe të shkosh në punë për shembull. Ai i zhduk të gjitha jo vetëm të këqija dhe duhet një kohë e gjatë, rreth 3 muaj që mikrobioma e mirë të rindërtohet. Problematika me pacientet e mia shoh me mungesë të vitaminës D, ferritinë të ulët dhe mungesë të hormonit të lumturisë”, tha ai.
(BalkanWeb)