Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku i është ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit, teksa kjo e fundit e përmendi në fjalimin e saj. Tabaku, mes ironisë tha se nuk mund të fliste aq bukur si zonja Spiropali dhe nuk binte dot në atë nivel përgjigjesh.

“Aq bukur me duart si zonja Spiropali nuk di të flas. Dy gjera duua ti them. edhe në nivelin e përgjigjesh Spiropali nuk do të flasë.”, tha Tabaku.

Nikolla: Ndërpritet fjala. S’ka replikë mbi replikë! Niset me procedurë.

Tabaku: Për t’ju përgjigjur dy zonjave, në Laç dhe te 5 Maji nuk ka ende banorë që jetojnë. Është propagandë. Për çështjen e komisionit Hetimor, doja të flisja në pikën tjetër. Por grup të bashkuar rreth partisë ishin anëtarët e PS. Sot që flasim i lutem sekretares për të nisur një shkresë. Ata votuan kundër planin e hetimit, dhe thonë pse nuk keni thirrur dëshmitar. Do i çoj të gjitha në SPAK. Me aq sa u mbledh Komisioni Hetimor, e çoi Lefterin në burg. Nesër mund të kemi ndonjë keqardhje. Mbrojtja politike e ka një fund dhe limit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb