Sherbela është disi e sigurt kur përdoret në ushqime. Është ndoshta e sigurt kur merret nga goja ose aplikohet në lëkurë në sasi mjekësore për një kohë të shkurtër (deri në 4 muaj).

Ajo mund të jetë e sigurt edhe nëse merret nga goja në doza të larta ose për një kohë më të gjatë. Disa lloje të sherbelës (Salvia officinalis) përmbajnë një përbërës të quajtur “thujone”, që mund të bëhet shkak për helmim nëse e teproni me të. Ky përbërës mund të shkaktojë dëmtime në mëlçi dhe sistemin nervor.

Sasia e këtij përbërësi ndryshon sipas llojit të bimës, kohës së korrjes, kushteve të rritjes dhe faktorë të tjerë.

Nga ana tjetër, sherbela mund të kundërveprojë me disa ilaçe të caktuara, prandaj duhet të keni kujdes nëse po mjekoheni me këto ilaçe.

Mjekimet për diabetin (ilaçet kundër diabetit) kundërveprojnë me sherbelën, shkruan shëndeti. Sherbela mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Mjekimet për diabetin përdoren gjithashtu për të ulur këto nivele.

Nëse i përdorni të dyja njëkohësisht, mund të ulen nivelet më shumë seç duhet. Monitoroni sheqerin në gjak me kujdes. Mund të duhet të ndryshohet doza e ilaçeve për diabetin (sigurisht me aprovimin e mjekut).

Mjekimet e përdorura për të parandaluar krizat epileptike kundërveprojnë me sherbelën. Ilaçet e përdorura nga njerëzit që vuajnë nga epilepsia ndikojnë tek substancat kimike në tru. Nëse i përdorni këto ilaçe njëkohësisht me sherbelën, mund të ulet efikasiteti i tyre në parandalimin e krizave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: