Një njësi e posaçme e policisë rrugore do të monitorojë çdo ditë akset kryesore të vendit.
Ajo do të varet drejtpërdrejt nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe qëllimi është ndëshkimi i shkeljeve të rregullave të Qarkullimit Rrugor atje ku strukturat lokale kanë vështirësi për arsye njohje e familjariteti.

Po ashtu në fokus do të jetë goditja e shkeljeve të rënda si drejtimi i mjetit nën efekt alkooli, tejkalimet e shpejtësisë dhe parakalime e gabuara ne akset kryesore. Kjo njësi që udhëhiqet nga drejtori i policisë rrugore, do të ofrojë, trajnimi i pjesës tjetër të Policisë Rrugore.

Çdo dalje në terren shoqërohet nga një specialist i Drejtorisë së Policisë Rrugore. Gjatë ditës së enjte, Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ushtroi kontroll në rrugën e Kombit, nga Tuneli Kalimash deri në Morinë. U konstatuan shumë shkelje, të cilat janë faktori kryesor për ndodhjen e aksidenteve rrugore.

Pajisja me radarë të fjalës së fundit bëri të mundur konstatime të tejkalimit të shpejtësisë në kufijtë 130 deri 170 kilometra në orë, disa herë më të larta se sa normat e lejuara.

Për këtë, u pezulluan plot 98 patenta, nga të cilat 63 u përkasin shtetasve të huaj. Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore gjatë kësaj jave ka operuar në disa rrethe të vendit, ku në total janë pezulluar 254 leje drejtimi për tejkalim te normave të lejuara të shpejtësisë. Kontrollet do të jenë të vazhdueshme, dhe njësia do të spotohet në vende të ndryshme./Top Channel

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb