Pavarësisht 7 fitoreve radhazi në kampionat, Simone Inzaghi qëndron me këmbë në tokë dhe mban të karikuar ambientin: “Ekipi kishte nevojë të pushonte, edhe unë me stafin. Djemtë do të marrin shumë shpejt një program nga përgatitësit tanë dhe nuk kam asnjë dyshim që do ta respektojnë, do ti ndjek me vëmendje”, u shpreh trajneri i Inter i cili pavarësisht se ndodhet në krye nuk përjashton nga gara për titull as Juven:

“Mendoj se do të bëjnë një pjesë të dytë sezoni shumë të fortë, duhet ti kemi kujdes”, theksoi trajneri i Inter duke u kthyer pas në kohë: “Çdo humbje të bën keq, një prej tyre ishte ajo kundër Lazio”.

Në fund edhe një koment për shortin e Champions League që i vendosi përballë Liverpool: “E dimë se çfarë na pret, do i kisha evituar me kënaqësi. Skuadra duhet të jetë shumë e bashkuar por deri në atë ndeshje janë dhe shumë sfida të tjera për tu luajtur dhe për tu përjetuar”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: