Policia iu bën apel shoferëve për kujdes në rrugë, teksa publikon pamje të filmuara nga një dron, që e cilëson edukues.

“👁Droni edukues👁”, pajisja më e re inteligjente në përdorim të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, dedikuar veçanërisht për konstatimin e shkeljeve rrugore të pozicionimit të mjeteve në korsinë apo karrexhatën e duhur, sipas drejtimit dhe qëllimit të lëvizjes.

Kujdes! Ndryshimi i drejtimit apo i korsisë duhet të kryhet në përputhje me parashikimet e nenit 152 të Kodit Rrugor, ndërsa pozicionimi i mjetit në karrexhatë duhet të kryhet sipas nenit 141 të këtij ligji.

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb