Një nënë e tre fëmijëve ka gjetur vdekjen pas një aksidenti gjatë hedhjes së saj nga një ndërtesë pasi litari nuk ishte siguruar mirë.

Në videon e publikuar nga “New York Post” tregohet momenti kur nëna e tre fëmijëve nxiton të hidhet, ndërsa kujdestari nuk arriti t’i lidhte litarin e sigurisë.

Para kërcimit fatkeq, Leontyeva dhe një mik i saj postuan në rrjetet sociale “Live it up” dhe “Ne do të fluturojmë”.

Fatkeqësia ndodhi pasi gruaja u hodh përpara se organizatori të mbërthente litarin e saj të sigurisë.

Si rezultat, Leontyeva u rrëzua 25 metra në tokë poshtë dhe u tërhoq 12 metra anash në një mur. Ndërkohë, forca e rënies së saj e përplasi organizatorin e mbajtjes së litarit në dysheme.

Menjëherë pas aksidentit ajo u dërgua në spital. Pavarësisht operacioneve dhe kujdesit të stafit mjekësor, nuk arriti që të mbijetonte.

Nëse shpallen organizatorët fajtorë dënimi që do të marrin është qesharak, vetëm 40 ditë pas hekurave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb