Të burgosurit në një burg në Oklahoma City kanë marrë peng gardianin, duke e rrahur dhe therur disa herë me thikë, ku pas ndërhyrjes së policisë, njëri prej të dyshuarve është qëlluar për vdekje.

Pamjet janë filmuar gjatë 27 marsit në qendrën e paraburgimit në Oklahoma, ku shihet se si i burgosuri Curtis Montrell Williams, 34 vjeç qëllohet me armë, teksa i mbante thikën në qafë gardianit Daniel Misquez.

Misquez, i cili ishte marrë peng për rreth një orë, shihet në kamerat e sigurisë duke u goditur në kokë dhe therur disa herë në këmbë nga një i burgosur tjetër.

Sikur kjo të mos u mjaftonte, ata spërkatën gardianin me spraj, e gjithçka filloi pas ankesave të burgosurve për kushtet në burg, me pretendimin se nuk kanë ujë të pijshëm dhe ushqim.

Dy zyrtarët policorë që qëlluan Williamsin që u transmetuar live në mediat sociale, janë identifikuar si Coy Gilbert dhe Kevin Kuhlman. Që të dy janë pezulluar deri në përfundimin e hetimeve.

Jashtë burgut kanë shpërthyer protestat duke kërkuar që të shkarkohet stafi drejtues i burgut, teksa familjarët e Williamsit kanë pretenduar se ai u vra pasi kërkonte kushte më të mira në burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb