Është ekzekutuar shefja e bandës më monstruoze në Meksikë, María Guadalupe López Esquivel, e njohur me pseudonimin ‘La Catrina’, 21-vjeçarja që masakroi 13 oficerë policie në tetor.

Pamjet e rënda, ku e reja shfaqet e gjakosur pas shkëmbimit të zjarrit, janë publikuar nga “Daily Mail”, ndërsa zyrtarët në Michoacán thanë se gjashtë burra të armatosur u arrestuan pas përleshjes me armë. Sipas autoriteteve, një grua humbi jetën pasi personat e arrestuar hapën zjarr ndaj ushtarëve dhe policisë, në të njëjtën zonë ku ndodhi prita e tetorit.

Zyrtarët e shtetit fillimisht nuk siguruan identitetin e gruas së vrarë në shkëmbimin e zjarrit që ndodhi të premten, por videot dhe fotot e postuara në internet të dielën vonë, treguan gruan e plagosur në dollap, me një tatuazh të një “Cat Catrina” në kofshë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb