Janë publikuar pamjet e para të rënda nga sulmi me thikë në një stacion metroje në Bruksel, ku kanë mbetur të plagosur disa persona.

Sulmi ndodhi rreth orës 3 pasdite me kohën lokale, ndërsa policia ka arrestuar sulmuesin.

Sipas një dëshmitari, shënjestra e sulmit ishin gratë. Një dëshmitar tjetër tha se të paktën një grua u godit me thikë në qafë.

Sipas disa akuzave, burri fillimisht sulmoi udhëtarët në tren me thikë dhe më pas zbriti gjersa filloi të sulmonte njerëzit e tjerë.

Ndryshe, policia konfirmoi incidentin dhe se ka nisur hetimet rreth ngjarjes në kryeqytetin e Belgjikës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb