Presidenti amerikan, Joe Biden bëri thirrje për “paqe dhe qetësi” pas vrasjes së afrikano-amerikanit, Daunte Wright, nga policia në Minnesota, duke thënë se vdekja nuk justifikon dhunën ose plaçkitjen.

Presidenti tha gjithashtu se po pret një hetim të plotë për këtë çështje përpara se të peshojë qëllimet e oficerit. Ai gjithashtu vuri në dukje se ka parë pamjet e kamerës, raporton cnn.

“Ne kemi folur me guvernatorin dhe kryetarin e bashkisë, kemi folur me autoritetet atje. Edhe pse nuk e kam thirrur familjen e Daunte Wrightit, lutjet e mia janë me familjen e tij. Është me të vërtetë një gjë tragjike që ka ndodhur, por mendoj se duhet të presim dhe të shohim se çfarë tregojnë hetimet Të gjithë e keni shikuar, supozoj – ashtu si unë, filmin. Pyetja është – a ishte një aksident? A ishte e qëllimshme? Kjo mbetet të përcaktohet nga një hetim i plotë”, tha Biden para gazetarëve.

Presidenti tha se vazhdimisht do të informohet për situatën gjersa dënoi plaçkitjet dhe dhunës pas vdekjes së Wrightit.

“Ndërkohë, unë po bëj thirrje për paqe dhe qetësi. Dhe ne duhet të dëgjojmë nënën e Daunte, e cila po bën thirrje për paqe dhe qetësi”, shtoi presidenti.

Ndryshe, autoritetet deklaruan se oficerët e ndaluan një person për shkelje trafiku të dielën, para se ta përcaktonin se ndaj tij kishte një urdhër arresti. Burri u kthye në automjetin e tij dhe një oficer gjuajti me armë. Ai më pas voziti me veturën e tij në disa blloqe para se ta godiste një automjet tjetër. Policia dhe personeli mjekësor u përpoqën të marrin masa për ta shpëtuar atë pas aksidentit, por burri vdiq në vendin e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb