TIRANË

Ai punon si kamarier dhe pagesën e shpenzon për t’u kujdesur për qentë e rrugës. Xhoni Leka bën kilometra të tërë çdo ditë për të shkuar në periferi të Tiranës, aty ku mban qentë e braktisur dhe këlyshët e vegjël.

Xhoni thotë 260 mijë lekë të vjetra i harxhon vetëm për ushqimin, ndërsa nuk ka mundur dot t’i vaksinojë të gjithë. “Mamasë i ikën truri”-thotë , “pasi shqetësohet se po shkoj 30 vjeç dhe gjithë kohën ia kushtoj qenve.”

Ai është shumë i kujdesshëm pasi nuk ua jep për adoptim personave që kanë synim t’i përdorim qentë për beteja.

Në fund ai thotë për “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe se shpreson të formojë një shoqatë për mbrojtjen e qenve të rrugës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb