Gazetari Alfred Lela ka analizuar pozicionin e PD dhe liderit të saj Lulzim Bashës në zhvillimet më të fundit sa i përket Reformës Zgjedhore dhe manifestimit të Metës më 2 mars kundër mazhorancës.

Lela shprehet kjo situatë e re është çelur me ujin e ndërkombëtarëve dhe Basha ka filluar pajtimin me mazhorancën nëpërmjet Reformës Zgjedhore pasi opozita u ul në tryezë me përfaqësues të Kuvendit, dhe nga ana tjetër del Meta që po bën luftën e opozitës por që Basha s’mund t’i dalë kundër tij.

”Sa herë është çelur kjo stina e re, se është çelur edhe me ujin e ndërkombëtarëve pasi Basha dhe lideri i PD gjendet në atë kujt t’ja prish e kujt t’ja ndreq. E ka të  qartë, bëhet luajal në disa rrafshe, bëhet i mefshtë sepse luajalitetin duhet ta ketë në disa baza. Pra ka nisur një pajtim me mazhorancën, këtej del Meta që po bën luftën e opozitës dhe ai s’mund t’i dalë kundër dikujt që e ka në rrafshin opozitar. ”- tha Lela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb