Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi është deklaruar sot kundër ndryshimeve kushtetuese.

Sipas Gjuzit janë 8 parti politike në Kuvend që janë anashkaluar ndërkohë që ndryshimet kushtetuese prekin drejtpërdrejt interesat e tyre dhe të opozitës jashtëparlamentare.

Më tej Gjuzi thekson se pragun kombëtar le ta rritin sa të duan me ndryshime kushtetuese, ai do të jetë sërish në Kuvend në rast se zgjedhjet nuk vidhen.

”Këtu janë 8 parti politike të anashkaluara për projektin e sotëm për të ndërhyrë në Kushtetutë. Drejtpërdrejt preken të drejtat e partive politike parlamentare dhe joparlamentare. Kryeministri mund të bënte të pamundurën që të hiqte komisionerët partikë, por jo të rriste pragun. Për mua le ta rrisin pragun sa të duan, nëse nuk vidhen zgjedhjet unë jam prap në këtë parlament. Partia Komuniste vodhi votat me 15%, prandaj ju z..kryeministër doni t’i vidhni. ”- tha Gjuzi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb