I ftuar në emisioni “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Kujtim Mersini epidemiolog veterinar, pedagog në UBT ka folur për rrezikshmërinë e infektimit të vendit tonë nga sëmundja e murtajës afrikane të derrave, dëmet që sjell dhe masat që duhet të merren për rritjen e biosigurisë në ferma.

“Sëmundja Murtaja afrikane e derrave prek derrin e egër dhe të butë. Shqipëria ka densitet relativisht të ulët nga vendet e tjera. Kemi densitet të ulët të derrave të egër, një derr për metër katror. Shfaqja në Maqedoninë Lindore, në kufi me Bullgarinë nuk është distancë shumë e madhe për derrat e egër. Aq më pak se në periudhën e dimrit, derrat lëvizin në distanca të mëdha. Lëvizjet e shumta mund të sjellin transmetueshmërinë e sëmundjes dhe prekjen e derrave të butë. Kemi 70 mijë derra që mbarështohen në ferma familjare. Nëse hyn sëmundja ka gjasa të prekë derrat dhe mund të na kushtojnë dëm ekonomik të konsiderueshëm. Kemi ferma mbijetese apo që nuk kanë shumë krerë, të cilëve i shkakton dëme të mëdha. Për ta parandaluar duhet që shërbimi veterinar shqiptar të ketë marrëveshje me autoritetet mjedisore, kryesisht zonave të mbrojtura. Duhet të ngrenë një sistem survejancë për të parë në natyrë nëse gjenden derra të ngordhur ose të sëmurë dhe të testohen për të parë nëse kemi shfaqe të sëmundjes. Për të marrë më pas masa në rritjen e biosigurisë në fermat e derrave të butë. Biosiguria tek ne është në nivele të ulta, pasi janë ferma që përbëhen nga 2-3 dosa dhe lëshohen në gjendje të lirë, pa sistem kontrolli dhe kontakti ndodh në çdo moment. Kontaktet janë për aq kohë sa kemi gica hibrit. Duhet të minimizojmë biosigurinë në nivel të fermave të mbarështimit të derrit në vendin tonë”, tha Kujtim Mersini.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb