Shefi i delegacionit të Parlamentit Europian për Serbinë, Eduard Kukan, ka thënë për gazetën e Beogradit “Novosti” se “nuk ekziston kurrfarë rekomandim zyrtar i PE-së që Serbia të shqyrtojë e të pezullojë aktgjykimin kundër shefit të diplomacisë kosovare Hashim Thaçi”.

“Mendimi im është se Serbia është vend i pavarur dhe se të tillë duhet lënë që vetë të vendosë për këtë çështje, pa kurrfarë rekomandimesh nga do që vijnë ato”, shkruan “Koha.net”.

Shefja e PE–së për Kosovën Ulrice Lunacek ditë më parë kishte kërkuar anulimin e vendimit për dënimin e Thaçit nga një gjykatë serbe e instaluar në Prishtinë me 10 vjet burgim në vitin 1997.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: