KUKËS- Një 20-vjeçar dyshohet se është mbytur në lumin Drin në Kukës. Mësohet se i riu kishte shkuar me pushime tek halla e tij në këtë qytet dhe ka shkuar të lahet me shokë. Por pasi ka hyrë, ai nuk ka dalë më në breg.

E njoftuar për ngjarjen nga të afërmit, policia e Kukësit si dhe polumbarët kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kërkimet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: