KUKËS- Një zyrtar i komunës Surroj në Kukës është vënë në pranga sot nga policia e këtij rrethi pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Burime zyrtare bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Naim Lika, me detyrë përgjegjës për ndihmën ekonomike në komunën Surroj.

Sipas policisë, Lika ishte nën hetim pasi akuzohet se ka abuzuar me ndihmën ekonomike, ndërsa Gjykata e Kukësit kishte vendosur ndaj tij masën “arrest me burg”. Ai do të përgjigjet për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb