KUKES– Banorë të fshatit Lojme në Zapod të Kukësit vijojnë të kundërshtojnë ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes së ujit të pijshëm. Ata kanë bllokuar punimet edhe këtë të martë, pasi deklarojnë se vendosja e tubacioneve të ujësjellësit, do të ulë ndjeshëm nivelin e prurjeve të burimit të fshatit, duke shkaktuar dëme në bujqësi.

Nga ana tjetër kompania ndërtuese e rrjetit të ujësjellësit garanton se asnjë banor nuk do mbetet pa ujë, dhe se punimet po bëhen sipas kushteve në kontratë.

Burimi me ujë të pijshëm në Lojme është furnizuesi i dytë kryesor pas atij të Kolesjanit, ndërsa kjo fazë kap vlerën e 187 milionë lekëve. Ky projekt pritet t’i japë përfundimisht zgjidhje problemit të furnizimit të qytetit të Kukësit dhe 14 fshatrave rreth tij.

Edhe më herët banorët e fshatit Lojme janë shprehur kundër shfrytëzimit të burimit të ujit nga fshati i tyre, për furnizimin e një zone më të madhe banorësh.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb