KUKËS

Policia e Kukësit ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili u përfshi në konflikt me kreun e ALUIZNI-t në këtë qytet, Vladimir Spahiun.

40-vjeçari Petrit Hallaçi, pas konfliktit ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë një çifte, për të vrarë Spahiun.

Hallaçi ka kërcënuar me vrasje Spahiun. Pas kësaj, uniformat blu ndërhynë menjëherë dhe arrestuan në kohë 40-vjeçarin.

“Shtetasi P.H., ka kërcënuar shtetasin V.S., vjeç 46, banues në Kukës, për shkak të detyrës, dhe është larguar në banesë për të marrë armën e gjahut të cilën e posedonte me leje, ku është rikthyer përsëri, duke prishur dhe qetësinë publike, dhe në këto momente falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e autorit si dhe bllokimi i armës”, tha policia në njoftim.

Materialet për rastin, për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb