Nga MATILDA TOTA* KUKËS- Efektivët e Krimeve të Rënda në policinë e Kukësit, kanë bërë të mundur zbulimin e një ngjarjeje të ndodhur rreth 16 vite më parë, ku një shtetas kosovar u bë pre e grabitësve, të cilët e dhunuan dhe e plagosën me armë. Sipas burimeve zyrtare janë arrestuar si autorë të kësaj ngjarjeje dy persona: Agim Spahia, 37 vjeç dhe Gëzim Voja, 44 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e Gëzim Vojës në fshatin Shtanë të komunës Malzi janë gjetur 91 kallëpe tritoli, 23 kapsolla detonatore, 8 metra fitil si dhe lëndë eksplozive e llojit Nobeleks TG.

Ngjarja, ku mbeti i plagosur shtetasi nga Kosova, ndodhi më 16 maj të vitit 1999, në rrugën e vjetër Kukës-Qafë Mali, në fshatin Shtanë të Kukesit. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë në ngarkim të dy personave të arrestuar të cilët akuzohen për veprat penale “Vjedhje me armë”, në bashkëpunim; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” si dhe “Plagosje e rëndë me dashje”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: