KUKËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku një grua ka abortuar në muajin e 5 të shtatzënisë dhe më pas e ka hedhur fetusin në rezervuarin e fshatit. Ky rast është shënuar në fshatin Mamëz, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar policinë pasi kanë gjetur fetusin në pjesën e cekët të rezervuarit, e më pas ngjarja është bërë publike. Mësohet se ende nuk është identifikuar gruaja që ka kryer këtë veprim, që mesa duket nuk e ka dashur këtë shtatzëni.

 

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: