KUKES- Kreu i bashkisë se Kukësit, Bashkim Shehu, është shprehur sot se ky qytet, por edhe e gjithë Shqipëria, duhet të jenë më të hapur ndaj emigrantëve. Shehu kërkon më shumë angazhim nga strukturat shtetërore dhe thotë se duhet të kontribuojnë të gjithë në këtë situatë.

Edhe qytetarët kuksianë janë shprehur të hapur për mbështetje dhe solidaritet për ardhjen e emigrantëve sirianë (nëse kjo do të ndodhë), ashtu sikurse pritën shqiptarët e Kosovës.

Rreth 200 refugjatë sirianë ndodhen në qytetin Konicë, shumë afër kufirit shqiptar, dhe nëse nuk kalojnë përmes Maqedonisë ata mund të futen përmes kufirit shqiptar, ku mendohet të shkojnë drejt Gjermanisë nga pika kufitare e Morinës ose e Hanit të Hotit.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: