KUKËS- Pas viteve të tëra gjendjeje të rënduar mjedisore, liqeni i Fierzës më në fund do të marrë frymë nga mbeturinat. Sot ka nisur puna për pastrimin e tyre, të cilat e mbanin të pushtuar liqenin duke ia humbur identitetin. Ndonëse ky liqen gëzon statusin zonë e mbrojtur edhe këtë vit u mbulua nga mbetjet urbane dhe ato spitalore që kryesisht vijnë nga Prizreni.

Një mjet lundrues i projektuar posaçërisht për pastrimin e sipërfaqeve ujore, ka nisur punën për largimin e mbetjeve nga sipërfaqja e ujit. Ka qenë prefektura qe ka kontraktuar një kompani për pastrimin e liqenit dhe premton se së shpejti pritet te ngrihet një ndërmarrje që do merret me mirëmbajtjen e liqenit.  Ndërkohë, drejtuesit e kompanisë që ka marrë përsipër pastrimin e liqenit pohojnë se mbeturinat e mbledhura do të dërgohen në një pikë grumbullimi e më pas do mund t’u vihen në dispozicion kompanive të interesuara për riciklimin e tyre.

Në sipërfaqen e liqenit të Fierzës janë të depozituara rreth 28 ton mbeturina, kryesisht mbetje plastike dhe të tjera, të cilat e kanë ndotur sipërfaqen e tij, duke ndikuar negativisht në ekosistemin e liqenit dhe atraksionin e tij turistik.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb