KUKES- Përfaqësues të shoqërisë civile dhe banorë të Kukësit kanë protestuar ditën e sotme në qendër të qytetit. Kërkesë kryesore e tyre është falje e kamatë-vonesave të energjisë.

Nisur nga fakti se për këtë protestë nuk ishte marrë leja e nevojshme, policia e Kukësit ka ndërhyrë duke shpërndarë protestuesit.

Ndërkaq, policia e Kukësit ka arrestuar edhe organizatorin e kësaj proteste, Nderim Lushi.

Por pas këtij arrestimi kanë reaguar përfaqësuesit e Shoqërisë Civile të cilët kanë marshuar drejt komisariatit të policisë së Kukësit duke kërkuar lirimin e organizatorit Nderim Lushi.

“Policia nuk dha leje për protestën paqësore, madje na provokoi dhe ushtroi dhunë mbi ne. Protesta jonë është paqësore dhe kërkojmë falje për kamatë-vonesat”, janë shprehur protestuesit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb