Pa gola dhe pa fitues është mbyllur ndeshja më e rëndësishme e javës së 10-të të Superligës. Kukësi dhe Tirana nuk arritën t’i bëjnë keq njëra-tjetrës, duke ndarë nga një pikë në përballjen direkte. Pak raste për shënim në pjesën e parë, ndërsa është Kukësi që merr inisiativën. Në minutën e 16-të, Ibrahimi del I vetëm përballë Bekaj, por shpëtimtare është ndërhyrja e portierit të Tiranës. Kjo e fundit tejkalon mungesat e shumta dhe i reziston rivalëve, por vendos pak në provë gardianin e skuadrës verilindore.

131983378 2457488777729788 1532987687664959317 O
131983378 2457488777729788 1532987687664959317 O

Nuk ndryshon rezultati në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit janë bardheblutë ata që shohin përpara. Në minutën e 51-të, kampionët në fuqi shfaqen rrezikshëm në zonën kundërshtare, por vonohen më shumë seç duhet përpara se godasin portën. Vetëm katër minuta më pas, Kukësi është pafat. I hedhur në fushë, Gashi në topin e parë ndalet vetëm nga traversa që i mohon golin e epërsisë. Në të 59-ën, të besuarit e Gegës arrijnë të dërgojnë topin në rrjetë, por nuk ka festë pasi Eze kapet në pozicion jashtë loje. Për shumë minuta në vazhdim loja spostohet në mesin e fushë. Shumë gabime dhe pak raste deri në kohën shtesë, kur Muçi I shkon shumë pranë golit të fitores. Talenti bardheblu bën gjithçka mirë me inkursionin në krahun e majtë, por goditja e tij nuk ka shënjestrën e duhur, duke lejuar barazimin në këtë sfidë. Një pikë që i vlen më shumë Kukësit, që nuk lejon shkëputjen e plotë të Vllaznisë kryesuese, ndërsa kjo ndalesë e zbret Tiranën në vendin e gjashtë me 14 pikë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb