Ylli Shameti nuk do të jetë më lojtar i Kukësit. Gjirokastriti që fitoi zemrat e tifozëve verilindorë largohet pas 6 sezonesh nga Kukësi, pavarësisht se kishte dëshiruar ta mbyllte karrierën me klubin ku ai fitoi gjithçka. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Shameti ia kushton pjesën dërrumuese të postimit të tij falënderimeve, por ngre dhe dyshime për mënyrën e largimit të tij, ndonëse deklaron se gjithçka do ia lerë kohës.

Postimi i Shametit

“Pas 6 vitesh erdhi edhe momenti qe te ndahem nga FK.KUKESI! Deshira ishte qe ta mbyllja karrieren ketu por?? Arsyet???
Koha i tregon te gjitha!
Shameti ka akoma per te dhene ne futbollin e luajtur!
Sot ka falenderime per te gjithe duke filluar nga presidenti, te gjithe drejtorat teknik, shefi i klubit, stafi mjekesor dhe te gjithe trajneret nga i pari Armando Cungu qe e kam gjetur tek ekipi e deri tek Ernest Gjoka!
Padiskutim falenderoj te gjithe futbollistet qe kemi punuar bashke sidomos Kapitenin legjendar Rrahman Hallacin si dhe Kapitenin ne detyre Besar Musolli me te cilet kemi kaluar shume momente te veshtira per ta bere ekipin tashme nje nga ekipet me te forta ne Shqiperi! Uroj qe kete ta bejne edhe te tjeret ne vazhdim qe e kane marre persiper!
Dhe si perfundim nje falenderim per ata qe une i kam quajtur oksigjeni i ekipit TIFOZAT KUKSIAN per te cilet ishte kenaqesi qe u kam dhene momente te gezueshme me golat dhe preformacen time!
Faleminderit familja FK.KUKESI!
I Juaji Y.SH 4!(Ing)”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: