Kukësi zhvilloi takimin e parë miqësore kundër Bashakshehir, me verilindorët të cilët pësuan një humbje me rezultatin 2-1, gjithsesi një humbje e cila nuk “djeg” përkundrazi i lë një shije të mirë trajnerit Cungu:

“Për të qenë i sinqertë jam i kënaqur me lojën që zhvilluan djemtë. Kishim përballë një skuadër që kryeson Superligën turke, me një diferencë në shumë aspekte, por për më tepër me shumë yje të arenës botërore. Jam shumë i kënaqur, si në aspektin fizik, ashtu dhe në aspekte të tjera të lojës së ekipit. Nuk ishte e lehtë të luaje kundër këtij kundërshtari, por ia dolëm duke bërë një paraqitje serioze dhe me shumë dinjitet”.

Autori i golit për ekipin e Kukësit ishte Arbër Çyrbja, një kënaqësi e veçantë për mesfushorin i cili i shënoi pikërisht portierit të Kombëtares turke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb