Kukësi vjen pas një jave tronditëse, ku është aluduar shumë, thënë shumë, por në në fund ai që ka vendosur pikat mbi “i” ka qenë presidenti Safet Gjici, i cili është tërhequr nga vendimi për të shkarkuar Cungun, duke lejuar shkodranin të vijojë punën e tij.

Kjo pasi humbja e Partizanit në Laç, e ka bërë më pak të dhimbshme disfatën e Kukësit në Durrës ndaj Teutës dhe diferenca me të kuqtë mbetet 8 pikë.

Përballja e rradhës e Kukësit do të jetë ajo ndaj Kamzës së vendit të fundit, me verilindorët që kanë objektiv vetëm fitoren. Ndaj, për këtë arsye, presidenti Gjici ka vendosur që përballjen ndaj Kamzës ta zhvendosë në “Elbasan Arena”, ndonëse ka një marrëveshje me Bashkinë Kamëz për të shfrytëzuar stadiumin e këtij qyteti.

Gjici nuk kërkon hapa fals dhe fakti që Kamza do të ketë mbështetjen e tifozërisë së saj, bën që presidenca verilindore të marrë këtë hap, ndonëse rivali vjen i dërrmuar edhe psikologjikisht, me abonimin në vendin e fundit dhe me Gjokën që ka dhënë dorëheqjen nga ekipi, çka detyroi Qarrin të emërojë Stojkun trajner.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb