Dy humbje në dy takimet e fundit sigurisht që prishën jo pak qetësinë tek Kukësi. Presidenti Gjici u tregua i rezervuar me lojtarët dhe stafin, fundja dhe ai është i vetëdijshëm për situatën që ndodhet skuadra, por kurrsesi nuk mund të pranojë një tjetër hap fals, por kërkon reagim të menjëhershëm, duke nisur nga kjo e shtunë teksa udhëtojnë në transfertë kundër Kastriotit.

Ndryshe nga sezonet e fundit, Kukësi duket një skuadër me limite, fakti që janë kaq shumë të varur nga Rexhinaldo, e bën këtë skuadër të prekshme. Ky është një fakt, por situata nuk pritet të ndryshojë shumë, të paktën jo deri në momentin që do të hapet merkato, në mënyrë që stafi drejtues ti dhurojnë trajnerit Cungo një tjetër sulmues.

Përveç ofensivës pjesa tjetër e ekipit duket e kolauduar mirë, aq më tepër që dhe Rumbullaku i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës. Presidenti Gjici ka kërkuar nga grupi i lojtarëve dhe stafi drejtues angazhim maksimal në çdo seancë stërvitore dhe sigurisht trepikëshin kundër Kastriotit, në të kundërt priten penalitete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb