Kukësi shtyn takimin me fitoren në Superligë, duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1 kundër Apolonisë në ndeshjen e javës së 24-rt. Një tjetër rezultat negativ për skuadrën e Mirel Josës që e mban larg misionit për një vend në zonën europiane. Si një fitore, kjo pike për fierakët që vazhdojnë të besojnë të shpëtimi. Sfida e luajtur në “Elbasan Arena” nisi e shpejtë. Megjithëse kuksianët provuan të ushtronin presion, ishin rivalët ata që rrezikuan të parët. Dialogu në portat respective vijoi gjatë, ndërsa ekuilibrat në fushë u prishën në minutën e 42-të, pas kartonit të dytë të verdhë që mbylli përpara kohe ndeshjen për Bytyçin.

Edhe pse me dhjetë lojtarë, Kukësi arriti të kalojë në epërsi në shtesën e pjesës së parë falë 11-metërshit të ekzekutuar saktë nga kapiteni Ibrahimi. Pas pushimit rezultati qëndroi I pandryshuar deri në minutën e 85-të. Kukësi pa t’i ikë fitorja nga duart kur Gjata ndali topin në rrjetë për të vulosur fatin e kësaj ndeshje. Vazhdojnë të vuajnë krizën e rezultateve verilindorët që nuk fitojnë prej pesë ndeshjeve. Nga ana tjetër, Apolonia ruan trendin e barazimeve, I katërti radhazi që jep pikë për mbijetesën.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb