Kukësi ka bërë një sezon jo të mirë nisur nga ambiciet dhe investimet që ka ky klub. Megjithatë, kur mbeten edhe 10 ndeshje, verilindorët kanë mundësinë të arrijnë të paktën zonë evropiane.

Për të hyrë totalisht në shinat e këtij objektivi, duhet të mposhtin patjetër Egnatian e vendit të tretë, që është tri pikë para tyre. Një ndeshje që po cilësohet si finale në Kukës pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë.

Skuadra e drejtuar nga Rraman Hallaçi është grumbulluar dhe stërvitur në Kukës për këtë sfidë dhe lojtarët janë dukur të impenjuar dhe të karikuar për të marrë maksimumin. Ecuria e mirë e ndeshjeve të fundit në kampionat me 3 fitore dhe 1 barazim ka sjell optimizëm edhe te tifozët, që pritet ta mbështesin në përballjen e së shtunës ndaj Egnatias.

Verilindorët kanë qenë racionalë, nuk shënojnë shumë, por janë mbrojtur mirë së fundmi. Trajneri Hallaçi duket se ka qenë ilaçi i kësaj skuadre, duke e larguar Kukësin nga fundi dhe tashmë ka pretendime për në Evropë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb