Kukësi kërkon të shpëtojë sezonin dhe një dritare e mirë shprese është edhe merkatoja. Së fundmi, klubi verilindor ka nënshkruar për 3 sezone e gjysmë me sulmuesin Atdhe Rushiti. Rushiti ka dalë nga Akademia e Basel dhe së fundmi ka luajtur në Zvicër për Dornach.

“Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Atdhe Rashiti është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 3 sezone e gjysmë, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër. 23 vjeçari, i lindur në Francë vjen te Kukësi nga kampionati zviceran ku së fundmi ka qenë pjesë e Dornach teksa është një futbollist i dalë nga akademia e Basel. Rashiti ka luajtur edhe me ekipe si Deportivo Alaves e Inter de Madrid në Spanjë dhe Black Star në Zvicër. Rashiti ka zhvilluar edhe një ndeshje me Shqipërinë U21 “ –Shkruan klubi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb