Dy humbje në dy sfida e fundit për më tepër përballë dy rivalëve dirket si Skënderbeu dhe Partizani e kthyen përmbys atmosferën tek Kukësit. Verilindorët humbën 6 pikë në garën e tyre për titull, çka nuk u prit aspak mirë nga presidenti Gjici, por as nga trajneri Cungu i cili nuk nguroi t’ia faturojë këtë dështim fazës ofensive dhe në veçanti Rexhinaldos.

Pauza e Kombëtares erdhi pikërisht në momentin e duhur për Kukësin pasi i dha kohë për të sheshuar gjërat brenda grupit dhe për të përgatitur si duhet pjesën e mbetur të fazës së parë dhe jo vetëm. Kastrioti është rivali ideal për të harruar problematikat e dy ndeshjeve të fundit, kërkohet reagim i menjëhershëm në lojë dhe rezultat. Ndryshe nga herët e tjera, tek Kukësi kishin kohë për të futur dhe teknologjinë në seancën e fundit stërvitore për të parë më mirë gjendjen e disa lojtarëve si Rumbullaku i cili i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës.

Pavarësisht se trajneri Cungu ka venë shpesh theksin tek mungesa e Rrumbullakut dhe Musollit, dy lojtare titullarë, dukshëm problemi më i madh i Kukësit është sulmi. Përtej mungesave dhe varësisë nga Rexhinaldo çdo rezultat tjetër përveç fitores kundër Kastriotit do të ishte një dështim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb