Armando Cungu ka një telash për të zgjidhur sa i takon formacionit titullar për sfidën e sotme ndaj Laçit. Edis Maliqi nuk është rikuperuar pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e Kupës ndaj Apolonisë, teksa vendin e tij në krahun e djathtë të mesfushës pritet ta zërë braziliani Melo.

Gjithashtu kanë marrë fund dilemat për sulmuesin titullar. Vasil Shkurtaj ka zhvendosur në stol Rexhinaldon dhe do të jetë ai titullari. Nuk ndryshon asgjë sa i takon pjesës tjetër të ekipit. Në portë do të jetë Frashëri, mbrojtja do të jetë ë përbërë nga treshja Krasniqi, Shameti, Cuculi. Rroca, Dzaira, Rrumbullaku e Melo do të jetë katërshja e mesfushës, ndërsa në sulm Ethemi e Çyrbja nga krahët do të mbështesin Shkurtajn.

(j.selimi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb