Kukësi i jep fund krizës së rezultateve dhe mbyll fazën e parë të Superligës me një fitore të pastër 4-1 kundër Luftëtarit, që e ngjit në vendin e tretë të klasifikimit. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro bëri një paraqitje ndryshe nga ato të javëve të fundit, duke e bërë të thjeshtë sfidën e luajtur në “Roza Haxhiu” të Lushnjes. Për golin e epërsisë, verilindorët pritën vetëm dy minuta.

74894433 1911555928989745 8333733479191674880 N
74894433 1911555928989745 8333733479191674880 N

Ethemi ndali topin në rrjetë për të larguar menjëherë presionin nga ekipi i tij. Nuk arriti të reagojë Luftëtari, që në minutën e 26-të mori edhe goditjen e “KO” me golin e dytë të shënuar nga Shkurtaj. Kaq për pjesën e parë, ndërsa pas pushimit, të besuarit e Duros e vranë shumë shpejt garën. Në minutën e 51-të, Rroca ndëshkoi ish-skuadrën e tij duke thelluar në 3-0 epërsinë e kukësianëve.

73043838 1911556138989724 4328495747742826496 N
73043838 1911556138989724 4328495747742826496 N

Luftëtari dha shenja jete pas pesë minutash, kur Çela ngushtoi përkohësisht distancën. Gjithsesi, shpresat e gjirokastritëve u shuan në minutën e 63-të. Shkurtaj gjeti golin e dytë personal për të vulosur fitoren e Kukësit që kthehet bindshëm në garën për titullin kampion në mbyllje të fazës së parë të Superligës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb