Tirana e nis fazën e dytë me një sfidë “zjarr” teksa në “Selman Stërmasi” të dielën presin Kukësin. Orges Shehi ka më në fund grupin e plotë dhe kërkon që të nis këtë fazë me “këmbën e duhur”, kërkon fitoren përballë verilindorëve, një sfidë që për të është një përballje mes pretendentëve

Tirana dhe ecuria – “Kjo është ndeshja e parë e fazës së dytë pra janë luajtur 9 ndeshje. Skuadra ka filluar të njohin njëri tjetrin dhe çdo skuadër ka pritshmëritë e veta dhe pritshmëritë tona mund t’i kishim disi më mirë duke iu referuar këtyre 2-3 ndeshjeve të fundit por do të mundohemi që këtë fazë të dytë ta nisim me maksimumin e pikëve.”

Përgatitja taktike – “Ka vështirësitë e veta. Na janë bashkuar tani në fund. Nga ana tekniko-taktike duhet t’jua shpjegosh për të dytën herë por është diçka që e kemi bërë disa herë dhe lojtarët e kanë të qartë çfarë pritet nga ata.”

Gjendja e futbollistëve – “Përballjet vijnë e bëhen më të vështira. Ka pasur ecuri të mirë, ka elementë të rrezikshëm. Ka qenë gjithmonë përballje mes dy pretendentëve. Na rikthehen shumë lojtarë në këtë ndeshje, Limaj, Najdovski, Toshevski. Patrik ka gjendjen e mirë, Deliu ka lënë pas dëmtimin. Skuadra është e gatshme.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: