Kukësi ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit për këtë vit dhe do të rikthehet në fushë në fillimin e vitit tjetër.

“Ekipi ka zhvilluar paraditen e sotme seancën e fundit stërvitore për këtë vit kalendarik. Skuadra ka zbritur në fushë nën drejtimin e Rraman Hallaçit dhe Ylli Shametit, duke mbyllur përgatitjet.

Ekipi do të rikthehet në fushë në ditët e para të janarit, ku edhe do të rinisë përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit. Ndeshja e parë për vitin 2023 do të jetë në transfertë kundër Bylisit, në mesin e muajit janar 2023” – Shkruan klubi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: