Ekipi i Kukësit gjendet në Slloveni, teksa po kryen fazën përgatitore për ndeshjet që do të zhvillojë në Ligën e Kampioneve, teksa janë bashkuar edhe shumë emra të rinj, cilësorë për këto ndeshje të rëndësishme që priten në vijim.
Por, risia tek verilindorët qëndron tek fanellat e reja që po përdoren enkas për stërvitjen. Uniforma me ngjyrë bojë qielli, ndërsa për stafin teknik është zgjedhur uniformë e kuqe.