Derbi i kryeqytetit këtë premte pritet të ketë një ndikim shumë të madhe në garën për titull, nëse Tirana arrin të thyej sërish Partizanin atëherë praktikisht nxjerra nga gara një rival të drejtë për drejtë, nëse të kuqtë bëjnë atë që dinë më mirë, mposhtin Tiranën, atëherë gara për titull do të bëhet me e fortë se kurrë në këtë sezon, një ngarë treshe, Tirana, Kukësi, Partizani. Kjo është një sfidë që gjithashtu pritet me interesim shumë të madh edhe nga Kukësi.

Shkurtaj
Shkurtaj

Verilindorët dorëzuan kreun në përballjen direkte me bardheblutë ndërsa këtë të premte shpresojnë shumë që Partizani të ndal Tiranën. Në çdo rast presioni është shumë i madh në shtëpinë e verilindorëve, pasi këtë të shtunë duhet të bëjnë llogaritë me Teutën, një transfertë dhe një kundërshtarë shumë i vështirë. Në dy përballjet e sezonit, dy ekipet kanë ndarë nga 3 pikë, me Teutën që arriti ti thyej në “Niko Dovana” dhe shpresojnë shumë të bëjnë të njëjtën gjë edhe këtë të shtunë, e vetmja mënyrë për të qëndruar në garë për një biletë në Ligën e Europës. Safet Gjici vijon të insistoj në idenë e tij, kërkon 3 fitore radhazi në të kundër të gjithë janë nën pikëpyetje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb