Kukësi ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e gjashtë të kampionatit. Verilindorët, në fakt, kanë mundur 2-0 në shtëpi Vllazninë dhe kanë kapur Teutën dhe Tiranën në kreun e renditjes, me bardheblutë që kanë një ndeshje për të luajtur.

Sfida është vendosur nga dy perla. Taipi, në minutën e 29-të të pjesës së parë, ka zhbllokuar takimin me një goditje të frikshme nga distanca. Në pjesën e dytë, në minutën e 83-të, ka ardhur goli i dytë i vendasve i shënuar nga Ndreca, që ka befasuar portierin me një goditje të pazakontë.

Vllaznia e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Mustedanagic. Kjo është humbja e parë e ekipit shkodran në 6 javë, por që kushton përballë një rivali direkt si Kukësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb