Kukësi ka arritur të mposhtë ditën e diel Vllazninë me rezultatin e ngushtë 1-­0, duke marrë kështu një fitore mjaft të vlefshme.

Skuadra verilindore, pas një pjese të parë të përfunduar me rezultatin 0-­0, ka arritur të gjejë golin e vetëm të takimit në pjesën e dytë. Ishte një shkodran ai që ndëshkoi Vllazninë. Hasani arriti të shënonte golin e vetëm të sfidës në minutën e 77-­të të takimit

Tërbuni arrin fitoren e tretë, mposht Flamurtarin
Skuadra e Tërbunit ka arritur fitoren e tretë sezonale në Superligë, teksa ka mposhtur me rezultatin minimal 1­-0 skuadrën e Flamurtarit, që vazhdon të zhytet në krizë. Golin e vetëm të takimit e shënoi Malindi. Tashmë Tërbuni i largohet disi zonës së ftohtë të rënies nga kategoria.

(Panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb