Kukësi mbetet një ekip me cilësi që meriton vlerësim maksimal nga rivalët, aq më tepër që sezoni i tyre me ulje ngritje të mëdha i bën të paparashikueshëm. Humbja kundër Partizanit detyrojë verilindorët të bënin një tjetër hap pas duke ndërlikuar jo pak dhe objektivin e tyre kryesorë, një vend në kupat e europës. Kukësi duhet të bëjë tashmë llogaritë me një tjetër pretendent, Teutën, një transfertë e vështirë duke parë dhe formën e rivalëve që vijnë pas tre fitoreve radhazi. Si të mos mjaftojë kjo situatë, Mirel Josa merr një lajm të hidhur, në sfidën e së premtes duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e kapitenit, Agim Ibrahimi.

144312659 2494642597347739 1423738943914033301 N
144312659 2494642597347739 1423738943914033301 N

Sulmuesi doli nga fusha e lojës kundër Partizanit në minutën e 76-të pasi një shqetësimi në gju. Ibrahimi nuk ka zbritur në seancat stërvitore ndërsa stafi mjekësorë po kujdesët për të reduktuar sa më shumë kohën e rikuperimit. Sulmuesi vijon me fizioterapi ndërsa mbetet e pa qartë se kur mund të jetë sërish në dispozicion të Josës. Mungesa e tij në formacion është e madhe pasi bëhet fjalë për liderin e grupin dhe njëkohësisht golashënuesin më të mirë të Superligës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb