Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, ka shkruar në rrjete sociale se Qarku i Kukësit, ndodhet në një emergjencë dhe është në krizë mbijetese.

Ai shkruan se biznesi i vogël përfiton një pagë minimale dhe gjendja në atë qark është tejet e vështirë. Hoxha fton kolegët deputetë që të zbresin në terren dhe të monitorojnë nga afër këtë situatë.

Postimi i Flamur Hoxhës:

Mungesa e te ardhurave për ushqimet e përditshme e nevojat bazë për c’do familje kuksiane kanë sjellë në krizë mbijetese ato pak biznese në keto vite rilindje, ku suksesi i cdo biznesi të vogël mbetet një rrogë minimale e vetëm njërit prej të të punësuarve familjarë, nëse ja del të paguajë mallin e akumuluar te pashitur, qiranë, energjinë e shtrenjtë që shpesh mungon, taksat dhe se fundmi kostot e fiskalizimit të pamundur per secilin që takuam dhe biseduam gjatë.

Ky është fatkeqesisht realiteti ynë që kërkon vëmendjen e qeverise që duhet ti shërbejë të gjithë qytetarëve të vendit.

I bëj thirrje gjithë deputeteve të zbresin tek votuesit dhe qytetarët e tyre në c’do cep të Shqipërisë të shohin këtë realitet, si një emergjencë kombetare në këtë prag dimri ku vështërsite prej motit do jenë në përkeqësim dhe ku tashmë emigrimi ka boshatisur jo vetëm Kukësin.

Të bëhemi bashkë në presionin kundër qeverisë dhe të mos lehtësojmë qeverinë e cila synon të na kundër vendosë kundër njeri tjetrit me misionin e saj historik të përçarjes së shqiptarëve.

Kjo eshtë jeta reale përtej ekraneve mashtruese, përtej rrjeteve sociale, është në supet e kryefamiljarëve që luftojnë për mbijetesë, të papunë dhe fëmijë qe ju largohen c’do ditë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: