Kukësi pas startit dramatik ka filluar ngjitjen në Superligë duke regjsitruar fitoren e 3-të radhazi.

Verilindorët mposhtën minimalisht 1-0 Apolininë e Vendit të fundit falë golit të Patrick Friday Eze në pjesën e dytë.

Nga ana tjetër paralelisht në Durrës një sfidë mjaft dinamike u zhvillua mes Teutës dhe Kastriotit. Miqtë shënuan të parët me nigerianin Henry Okebugwu.

Festa zgjati vetëm dy minuta pasi durrsakët u kundërpërgjigjën me Lorenco Vilën. Tashmë me këto rezultate dhe ato të dy sfidave të mëparshme, Vllaznia vijon të mbajë kryesimin me 13 pikë pas javës së 6-të në Superligë.

Partizani ndjek kryesuesit me 11 pikë, kurse vendi i 3-të dhe i 4-t ndahet mes Kastriotit e Kukësit. Më pas vjen Teuta me 8 pikë, Laçi me 7, Tirana me 6 kurse vendin e Play-Off momentalisht e ka zënë Skënderbeu. Bylisi me 4 pikë mban vendin e parafundit kurse Apolonia me vetëm 2 pikë qëndron në fund të tabelës.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb