Eliminimi në raundin e parë në Europë League ishte fundi i një sezoni të dështuar, më negativi që nga momenti kur në krye të skuadrës së Kukësit u vendos Safet Gjici. Shkarkimi i Erenst Gjokës ishte vetëm fillimi i një revolucioni pasi nënkampionët po bëhen gati për një projekt të ri. Aventura e shkurtër në Europë do të thotë më pak të ardhura për klubin, më pak investime, por çdo trajner që do të marrë drejtimin e klubit do të këtë në dispozicion një grup të mirë. Gjithçka nis nga ky grup ku të paktën 6 lojtarë e kanë të pa qartë të ardhmen e tyre pasi i ka përfunduar kontrata me Kukësin: Stivi Frashri, Ylli Shameti, Simon Rrumbullaku, Ardian Cuculi, Besar Musolli dhe Valdet Rama.

Arber Cyrbja
Arber Cyrbja

Në pritje për të konfirmuar apo jo 6 titullarët, klubi i Kukësit ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Arbër Çyrben. Fati i 6 lojtarëve pritet të përcaktohet nga trajneri i ri, i cili sipas të gjithë gjasave pritet të jetë Ilir Daja.

Ilir Daja
Ilir Daja

Nuk është një sekret që Daja ka qenë dhe mbetet preferencë e parë e Safet Gjicit, një trajner që bëri historinë me Skënderbeun duke u shpallur kampion dhe duke u kualifikuar deri në fazën e grupeve në Europë League. Palët kanë vendosur kontaktet e para menjëherë pas largimit të Ernest Gjokës.

Shpetim Duro
Shpetim Duro

Një tjetër pistë e mundshme, gjithnjë nëse Daja dhe Gjici nuk bien dakord, është dhe Shpëtim Duro, një tjetër trajner kampion, një ekspert i futbollit shqiptar.

Shehi
Shehi

Një alternativë mbetet dhe Orges Shehi, një ish futbollist që ka fituar gjithçka me Skënderbeun dhe një trajner që bëri mirë në sezonin e tij të parë në krye të klubit korçar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb