Fitorja me përmbysje përballë Tiranës, ka ngrohur edhe një herë ambientin në shtëpinë e verilindorëve. Kukësi është rikthyer prepotent në garën për titull, një ekip me shumë klas dhe cilësi, i aftë të fitojë në çdo fushë, përballë çdo kundërshtari. Shpëtim Duro kishte më në fund në dispozicion grupin e plotë përballë bardhebluve, përjashto ato minuta të para, ekipi i tij ishte superior në çdo aspekt.

Kukesi
Kukesi

Duro ka në dispozicion një ofensivë të jashtëzakonshme, lojtarë si Roca, Gavazaj, Abazaj e Shkurtaj, kur janë të formë, si në sfidën kundër Tiranës, janë të papërmbajtshëm. Ajo fitore kundër ekipit kryeqytetas ka bindur dhe presidentin Gjici, ekipi i tij është rikthyer me kohë të plotë në garën për titullin kampion. Presidenti i verilindorëve ka kërkuar nga ekipi i tij të mos ndalen këtu, java e 15-të është një mundësi ideale për të rimarrë kreun.

Gjici
Gjici

Kukësi përballet me Teutën në “Elbasan Arena” ndërsa shpresojnë shumë që Tirana të ndal Partizanin në derbin e kryeqytetit. Për të ngrohur lojtarët dhe stafin, përpara kësaj jave shumë përcaktuese, numri një i klubit ka njoftuar se brenda javës do shpërndahen edhe pagat. Ndalet apo jo Partizani, për Kukësin është e rëndësishme që në këtë pikë të sezonit të krijojnë një ecuri pozitive për të shfrytëzuar në maksimum këtë formë të mirë që po kalojnë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: