Orges Shehi është i ftuar në emisionin “Sport News Plus”, në televizionin ”News 24” teksa ka skanuar disa nga skuadrat e Kategorisë Superiore.

Bylis? “Kampionati është shumë i gjatë dhe për të dalë kampion është një rrugë shumë e vështirë që ka shumë komponentë brenda. Bylisi është një skuadër e fortë dhe e mirëpunuar. Kam parë një skuadër shumë të mirë, agresive, me grint dhe personalitet. Duke shtuar dhe lojtarë me eksperiencë, si Hidi, Goxha, është një skuadër që duhet pasur konsideratë. Për Guidon presidenti Kapllanaj më pyeti dhe i kam thënë fgjalët më të mira. Unë e doja në skuadër, por drejtuesit e dhanë në huazim”.

Skënderbeu? “Dita është abonuar me golin ndaj Kukësit. Skënderbeu të bën dëm aty ku nuk e pret. Skënderbeu do t’i vuaj dhe pikët që la në mesjave me Gjirokastrën. Cilësinë e ka dhe të hap punë, por e karakterizon paqëndrueshmëria këtë sezon”.

Merkato e Kukësit? “Nuk mendoj se Kukesi e ka imediate merkaton. Ka përbërje shumë të mirë. Kujtojmë Et’hemi qëndron në stol. Mendoj se nuk ka nevojë për merkato. Në tërësi skuadra është e plotë dhe nuk ka nevojë për prekje”

Zërat e merkatos për trajner? “Nuk ka asgjë konkrete dhe zyrtare. Jam këtu në studio, jap mendimet këtu dhe nuk ka asgjë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb