Mes Superligës dhe Kupës dy fitore radhazi për Kukësin që ka hedhur pas krahëve nisjen me marsh të ulët që i bëri vitit 2019. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu duket se ka gjetur ritmin e duhur, ashtu si edhe qetësinë, por të dielën i duhet të kalojë një test force për vazhdimësinë, pasi do të luajë kundër Tiranës për javën e 21-të të Superligës.

51359086 1673450709466936 5856428662487777280 N
51359086 1673450709466936 5856428662487777280 N

Edhe në këtë sezon bardheblutë e kryeqytetit nuk janë në lartësinë e emrit të tyre, por verilindorët e dinë mirë se nuk mund të bëjnë gabime që do të ndërlikonin jo pak ndjekjen ndaj Partizanit kryesues dhe garën për titullin kampion. Edhe tekniku Cungu nuk do t’i lerë asgjë rastësisë, ndërsa pas provës të suksesshme në Kupë, ai mund të zbresë në fushë nga minuta e parë me arsenalin e rëndë në vijën e parë të sulmit me Rexhinaldo dhe Shkurtaj.

51419572 1673450676133606 4827388956888793088 N
51419572 1673450676133606 4827388956888793088 N

Ndërkohë, trajneri shkodran i duhet të zgjidhë disa dilemma sa i përket formacionit. Ardian Cuculi nuk luajti në dy ndeshjet e fundit, ndërsa nuk është sigurt nëse do të zbresë në fushë kundër Tiranës. I njëjti diskutim edhe për brazilianin Melo, ndërsa për sfidën e së dielës në dispozicion të skuadrës kthehet Erdis Maliqi, që e ka kaluar plotësisht dëmtimin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb